TIRANË, 17 maj/ATSH-Arbi Fortuzi/- Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një deklarate për mediat tha sot se po ushtrohet terror ndaj dëshmitarit, i cili është pjesë audio-përgjimit të publikuar nga PD.
Basha tha se dyshja Rama-Xhafaj po tentojnë të ndërtojnë një skenar për të mohuar vërtetësinë e videos përmes shantazhit dhe akuzave.
“Skenari i dyshes Rama Xhafaj është ky, moho përgjimet. Kap josh dhe ekzekuto dëshmitarin dhe familjen e tij. Katër akuzo dhe kërcëno opozitën. Ky skenar ka dy qëllime. Mbrojtja e Gon Xhafajt të kapur në flagrancë nga trafiku i drogës dhe për të krijuar alibinë se prokuroria e Ramës dhe se policia e Xhafës nuk e marrin dot në pyetje dhe se procedojnë dot penalisht”, tha Basha.
“Fatmir Xhafaj dhe Rama gënjyen dje shqiptarët kur e quajtën gënjeshtër këtë përgjim, edhe pse që të hënën e dinë shumë mirë, ashtu siç dinë shumë mirë dëshmitarin, që po e kërcënojnë, joshin, e shantazhojnë”, tha Basha.
Kreu i PD, publikoi një intervistë të personit që sipas PD-së ishte konsideruar si dëshmitari “X” dhe që u prezantua me emrin Albert Veliu. /a.g/











