Ballina Flash

Bashkia Mat nis aksionin e pastrimit të pusetave

TIRANË, 25 shtator /ATSH – I. Vata/ Bashkia Mat ka nisur aksionin për pastrimin e pusetave për parandalimin e përmbytjeve në lagjet e qytetit të Burrelit.

Kryetari i bashkia Mat, Agron Malaj shprehet se “drejtoria e Shërbimeve Bashkiake, ka nisur një aksion të gjerë në të gjithë qytetin e Burrelit për të bërë sa më parë zhbllokimin e pusetave si dhe për të hequr mbetjet që përbëjnë një rrezik për bllokimin e tyre”.

Bashkia Mat bën thirrje për të mbajtur pastër ambientin duke hedhur mbeturinat në vendin e caktuar, pasi hedhja e tyre në rrugë përbën një problem të përhershëm për bllokimin e pusetave. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Vorë, ndihma mjekësore dhe mbështetje me ilaçe për banorët e dëmtuar nga tërmeti në fshatin Kuç
Artikulli tjetërXhafaj: Bundestagu konfirmoi progresin e bërë nga Shqipëria