TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri në mesatare.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në Veri-Veriperëndim të vendit në orët e mesditës.
Era do të fryjë nga Veriperëndimi me shpejtësi deri në 10 m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/28 | Diell re |
| Kukës | 11/22 | Diell re |
| Lezhë | 13/27 | Diell re |
| Dibër | 10/21 | Diell re |
| Durrës | 15/28 | Diell re |
| Tiranë | 15/29 | Diell re |
| Elbasan | 12/29 | Diell re |
| Berat | 15/30 | Diell re |
| Vlorë | 14/28 | Diell re |
| Korçë | 10/26 | Diell re |
| Gjirokastër | 14/30 | Diell re |
| Sarandë | 16/29 | Diell re |
/e.malaj/ /a.g/























