LONDËR, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Parlamenti britanik duhet të rifillojë punën menjëherë dhe Boris Johnson duhet të vlerësojë pozicionin e tij si kryeministër, deklaroi kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn.
Kjo deklaratë vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme të Britanisë së Madhe, që tha se pezullimi i parlamentit nga kryeministri konservator, Boris Johnson ishte i paligjshëm.
”Këshilla e Johnson ndaj mbretëreshës, Elizabeth II për të ndërprerë punimet ose pezulluar parlamentin ishte e paligjshme, e pavlefshme dhe nuk ka asnjë efekt”, tha Brenda Hale, kryetare e Gjykatës Supreme, duke shtuar se 11 gjykatësit ishin unanim në vendimin e tyre.
“Kjo nuk ishte një ndërprerje normale e punimeve dhe parlamenti ndaloi së kryeri rolin e tij”, deklaroi Hale.
Johnson deklaroi se dëshironte të hapte rrugën për një program të ri pune qeverie në një seancë të re të parlamentit.
Kundërshtarët e akuzuan se po kërkonte të kufizonte shqyrtimin e planeve që Britania e Madhe të largohej nga BE, me ose pa marrëveshje, më 31 tetor. /os/ a.jor.






















