Ballina Bota

SHBA – Twitter fshin mijëra llogari të rreme

UASHINGTON, 23 shtator /ATSH-ANSA/ – Rrjeti social Twitter njoftoi se ka fshirë përgjithmonë mijëra llogari false, të përdorura për të përhapur informacione dhe fushata manipuluese publike në emër të disa shteteve.

Llogaritë kanë të bëjnë kryesisht me Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe me Egjiptin, Arabinë Saudite, Spanjën, Ekuadorin dhe Kinën.

Në detaje, Twitter ka ndaluar nga platforma 4 248 llogari të operuara nga EBA për në Katar dhe Jemen.

Argumentet e ”cicërimave” shkonin nga lufta civile në Jemen deri tek grupi i armatosur shiit i huthëve.

Pothuaj 273 llogari të tjera të fshira u përdorën nga EBA dhe Egjipti për të kryer një “operacion informacioni shumëpalësh me Katarin si një objektiv kryesor”.

Gjashtë llogari të tjera të pezulluara ishin të lidhura me aparatin shtetëror të informacionit të Arabisë Saudite./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Nuk do të takoj iranianë në OKB
Artikulli tjetërGJERMANI – Bundesbank: Nuk po shkojmë drejt recesionit