Ballina Flash

Renditja e FIFA, Shqipëria mbetet në vendin e 64-t

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Kombëtarja shqiptar e futbollit, ka mbetur në të njëjtin pozicion (64) në renditjen mujore të FIFA-s, të publikuar sot nga organi më i lartë i futbollit në botë.

Shqipëria renditet  në vendin e 64-t, pasi regjistroi një humbje 4-1 në Francë dhe një fitore 4-2 në Elbasan, ndaj Islandës, duke shtuar 10 pikë në totalin e përgjithshëm.

Rritet me një vend edhe Kosova, që nga pozicioni i 120 shkon të të 119-in, ndërsa shton edhe 15 pikë, duke shkuar në një total prej 1164 pikësh.

Një pozicion ka fituar rivali tjetër i Shqipërisë në Grupin H, Turqia, duke u renditur në vendin e 36-të. Ndërsa Islanda ka pësuar një rënie me 5 pozicione duke u renditur në vendin e 41-të.

Renditja vazhdon të kryesohet nga Belgjika, që këtë herë nuk gaboi në asnjë prej dy ndeshjeve eliminatore, duke shkuar në 1752 pikëve, e ndjekur nga Franca me 1725.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërprerje e pjesshme e energjisë në Korçë, shkak remonti
Artikulli tjetërFinalizohen 2 operacione antidrogë, 8 të ndaluar dhe 3 të shpallur në kërkim