Ballina Bota

SERBI – Arrestohet pirati informatik i kërkuar nga FBI

BEOGRAD, 16 maj /ATSH-AFP/ – Policia serbe njoftoi sot arrestimin e një personi të kërkuar nga FBI, i dyshuar se i përkiste një grupi piratësh informatik të quajtur “The Dark Overlord”.

“Arrestimi i këtij personi, 38 vjeç, me kombësi serbe dhe i identifikuar me inicialet S.S., u realizua në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të ndërmarrë nga FBI”, theksoi policia serbe në një komunikatë.

“I dyshuari akuzohet për akses të paligjshëm në kompjuterat e mbrojtur dhe në rrjetet komjuterike”, shtoi ajo.

Qëllimi i këtij operacioni ishte identifikimi dhe kapja e një grupi piratësh të cilët, duke përdorur emrin “The Dark Overlord” në internet, kryenin sulme informatike që prej qershorit 2016.

“Hetimi mundësoi identifikimin e të paktën 50 viktimave të këtyre sulmeve”, shtoi i njëjti burim./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana si Parisi, me stacion të ri teknologjik
Artikulli tjetërTURQI – Rënie rekord e lirës