TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Prej disa ditësh, në disa zona të bashkisë së Bulqizës ka pasur pyje të përfshirë nga zjarret.
Pas zjarrit që ra në pyjet e Mazhicës, Shupenzë, një tjetër vatër u ndez në zonën e quajtur “Ekonomia pyjore Liqenet e Bulqizës, ngastra 68, pyll pishë e zezë (pinus nigra), zona e parë minerare sipër spitalit”.
Bashkia e Bulqizës bën të ditur se, “falë gatishmërisë dhe profesionalizmit të punonjësve të zjarrfikëses, atyre të shërbimeve publike, policisë bashkiake dhe të njësive administrative përkatëse. është arritur që zjarret të shuhen në kohë rekord dhe pa shkaktuar dëme në njerëz”.
Bashkia e Bulqizës fton të gjithë qytetarët të denoncojnë rastet e zjarrvënieve të qëllimshme dhe të njoftojnë për vatrat e zjarreve që vërejnë.
/gj.mima/j.p/





















