Ballina Bota

SHBA – Shtëpia e Bardhë konfirmon vrasjen e Hamza bin Laden

UASHINGTON, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Shtëpia e Bardhë konfirmoi sot me anë të një komunikate se Hamza bin Laden, anëtar i lartë i al-Kaedës dhe djali i ish-shefit të këtij rrjeti terrorist, Osama bin Laden, ishte vrarë gjatë një operacioni antiterrorist amerikan në rajonet mes Afganistanit dhe Pakistanit.

“Eliminimi i Hamza bin Laden jo vetëm privon al-Kaedën nga mundësia e një lidershipi të rëndësishëm dhe nga lidhja simbolike me babain e tij, por minon aktivitetet e rëndësishme operative të këtij grupi”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

“Hamza bin Laden ishte përgjegjës për planifikimin dhe drejtimin e shumë grupeve terroriste”, përfundon komunikata./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Kujtim Zuna, mjeshtri që mban të sigurt çadrën e Cirkut
Artikulli tjetërSiguria rrugore, Policia masa ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk u japin përparësi këmbësorëve