Ballina Bota

ZIMBABVE – Vdes ish-presidenti Robert Mugabe

HARARE, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe, i cili drejtoi vendin me dorë të hekurt nga vitit 1980 deri më 2017, vdiq në moshën 95-vjeçare, njoftoi sot kreu i shtetit, Emmerson Mnangagwa.

“Me trishtimin më të madh po njoftoj vdekjen e (…) ish-presidentit, komandantit Robert Mugabe”, deklaroi Emmerson Mnangagwa në një mesazh në rrjetin social Twitter.

“Kontributi në historinë e kombit dhe kontinentit tonë nuk do të harrohet kurrë”, shtoi ai./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEliminatoret “Euro 2020”, sot klasikja Gjermani-Holandë
Artikulli tjetërBM – Johnson: Të kërkoj shtyrje të Brexit? Më mirë i vdekur!