PRISHTINE, 6 shtator /ATSH/ -Sot pritet mot kryesisht i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Kjo situatë meteorologjike me këto kushte, vjen si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me presion të ulët atmosferike.
Në fushat termike do të kemi rënie të lehta në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 10-12°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 25-27°C.
Në zonat malore dhe përreth tyre temperaturat minimale parashikohen të regjistrohen në kufijtë ndërmjet 7-9°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-24°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s./KosovaPress/












