Ballina Flash

Policia e Kosovës sot shënon 20-vjetorin e themelimit

PRISHTINË, 6 shtator /ATSH/ Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999.

Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në të gjithë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.

Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të PK-së, sot  prej orës 10:00 mbahet ceremonia kryesore si përmbyllje e të gjitha aktiviteteve njëjavore. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/Parashikimi i motit, 6 shtator
Artikulli tjetërKPK konfirmon në detyrë kreun e Gjykatës Administrative të Korçës, Sokol Ibi