Ballina Flash

Kosovë/Parashikimi i motit, 6 shtator

PRISHTINE, 6 shtator /ATSH/ -Sot pritet mot kryesisht i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo situatë meteorologjike me këto kushte, vjen si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me presion të ulët atmosferike.

Në fushat termike do të kemi rënie të lehta në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 10-12°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 25-27°C.

Në zonat malore dhe përreth tyre temperaturat minimale parashikohen të regjistrohen në kufijtë ndërmjet 7-9°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-24°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/09/2019
Artikulli tjetërPolicia e Kosovës sot shënon 20-vjetorin e themelimit