Ballina Bota

SHËNDETËSI – Vaksinim edhe për prindërit për eliminimin e plotë të fruthit

MILANO, 4 shtator /ATSH-ANSA/ – Duke vazhduar me dispozitat e tanishme për vaksinimin e fruthit të fëmijëve, fruthi nuk do të eliminohet para vitit 2045 dhe, nëse, nga ana tjetër, do të vaksinohen edhe të rriturit që kurrë nuk kanë kaluar fruthin, sëmundja mund të mposhtet më shpejt, sipas studimit të fondacionit ”Bruno Kessler” (FBK) të Trentos, universitetit ”Bocconi” në Milano dhe Universitetit të Bostonit, të botuar në revistën shkencore ”eLife”.

“Situata që ne vëzhgojmë është e karakterizuar nga një shumicë e rasteve të fruthit në mesin e të rriturve, që është tipike për vendet e zhvilluara”, shpjegon Valentina Marziano, autore e studimit.

“Politikat e tanishme të vaksinimit përqendrohen tek fëmijët dhe adoleshentët, duke lënë një pjesë të madhe të popullatës që nuk ishte vaksinuar në të kaluarën”, theksoi Marziano.

”Studimi ynë tregon se eliminimi i fruthit nuk ka gjasa të ndodhë para vitit 2045″, përfundoi ajo./    /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKostelancik: Reforma në Drejtësi dhe Vetingu mbështeten fort nga SHBA
Artikulli tjetërMALI I ZI – Rritje e investimeve pas anëtarësimit në NATO