TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti do të nisë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Gradualisht në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim, ndërsa në mbrëmje do të vijnë në pakësim.
Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht zonat në Jug, Lindje dhe në Alpe. Në formë të izoluar në këto zona reshjet parashikohen të marrin karakter shtrëngatash në orët e nxehta të ditës.
Era parashikohet të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim e lehtë, e përkohësisht mesatare, ndërsa në orët e mëngjesit, në bregdetin Veriperëndimor e vrullshme dhe me rrahje. Valëzimi në dete, i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/33 | re diell |
| Kukës | 18/31 | re diell |
| Lezhë | 22/33 | re diell |
| Dibër | 15/31 | re diell shi |
| Durrës | 21/33 | re diell |
| Tiranë | 22/34 | re diell |
| Elbasan | 21/34 | re diell shi |
| Berat | 18/34 | re diell shi |
| Vlorë | 21/33 | re diell shi |
| Korçë | 16/29 | re diell |
| Gjirokastër | 17/34 | re diell shi |
| Sarandë | 21/32 | re diell shi |
/e.malaj/












