MAJAMI, 2 shtator /ATSH-AFP/ – Uragani Dorian vazhdon edhe sot të shtojë fuqinë në Bahamas me shira të rrëmbyeshëm dhe me erëra që arrijnë deri në 300 kilometra në orë, një nivel i pazakontë në historinë e këtij arkipelagu të Karaibeve.
Cikloni vazhdon trajektoren e tij drejt SHBA-së, ku autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e qindra mijëra personave në rajonet bregdetare.
Uragani i kategorisë 5, i cilësuar si katastrofik nga Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) ka prekur dje tokën në Elbow Cay, në ishujt Abacos në veriperëndim të Bahamasit, vend i përbërë nga rreth 700 ishuj.
“Ne jemi përballë një uragani (…) si nuk e kemi parë kurrë në historinë e Bahamasit”, deklaroi Hubert Minnis, kryeministër i këtij arkipelagu me rreth 700 ishuj të vendosur rreth Floridas, Kubës dhe Haitit.
“Kjo është dita më e trishtë e jetës time”, theksoi ai.
Sipas NHC, që ndodhet në Majemi, Dorian ka barazuar rekordin, që daton në vitin 1935 të uraganit më të fuqishëm në Atlantik kur ai preku tokën./ /ec/ a.jor,












