UASHINGTON, 1 shtator /ATSH-DPA/ – Një person i armatosur hapi zjarr kundër një grumbulli njerëzish duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur mbi 20 të tjerë, njoftoi sot policia e qytetit të Odesës, ku ndodhi sulmi.
Oficeri i policisë, Steve Rogers konfirmoi të dhënat e sipërcituara.
”Sulmi filloi pas një ndalimi të përkohshëm të trafikut”, deklaroi Rogers.
Sulmuesi, një i bardhë rreth moshës 30 vjeç, u vra nga policia.
Ky sulm vjen rreth një muaj pas tragjedisë së El Pasos, po në Teksas, ku humbën jetën 22 persona./ a.jor.























