TIRANE, 30 gusht/ATSH/ Pogradeci kujtoi sot 75-vjetorin e çlirimit të qytetit, në një aktivitet të organizuar në ambientet e bashkisë.
Autoritetet vendore dhe të ftuar nderuan kujtimin e të rënëve të luftës duke çmuar veprën e tyre.
Nëpërmjet këngëve patriotike, poezive kushtuar dëshmorëve si edhe fjalimeve të rastit, u vlerësua kontributi i tyre në çlirimin e qytetit.
Më pas, Kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli bashkë me të pranishmit e tjerë marshuan drejt busteve të heronjve ku vendosën lule për nder të kujtimit dhe veprës të tyre.
/m.m/j.p/





















