Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Google shtrihet drejt infrastrukturës

NJU JORK, 1 shtator /ATSH-DPA/ – Gjiganti teknologjik Google po kërkon të përhapet edhe në fushën e infrastrukturës.

Ai do të investojë në fushat energjetike dhe hidrike si edhe në infrastrukturat dixhitale dhe sociale.

Ndërmarrja e re do të quhet ”Partner Infrastructure Sidewalk” dhe do të drejtohet nga Jonathan Winer dhe Brian Barlow.

Shtrirja e Google në sektorin e infrastrukturës është pjesë e garës së investitorëve ndaj sektorit me besimin se ka një nevojë në rritje për modernizimin dhe zgjerimin e rrugëve, tubacioneve të gazit dhe qendrave të të dhënave në të gjithë botën./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVideo/ Nga Butrinti në Korfuz, pamje nga lart të garës ndërkombëtare të notit
Artikulli tjetërSHBA – Uragani Dorian arrin nivelin më të lartë të fuqisë