Ballina Bota

JAPONI –  Gueterres: OKB kërkon një samit për Amazonën

YOKOHOMA, 29 gusht /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres foli sot për idenë e organizimit në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme, muajin e ardhshëm të një takimi kushtuar situatës në Amazonë, pylli më i madh tropikal në botë, ku vatrat e zjarrit janë shtuar.

“Situata në Amazonë është shumë e rëndë”, deklaroi Guterres në një konferencë shtypi në kuadër të një takimi për zhvillimin e Afrikës organizuar në  Yokohama në Japoni.

Rreth 1 044 vatra të reja zjarri janë konstatuar në të gjithë Brazilin nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Hapësinor (INPE).

“Ne kërkojmë mobilizim të burimeve dhe kemi qenë në kontakt me vende për të parë nëse mund të kemi një takim dedikuar mobilizimit në mbështetje të Amazonës gjatë Asamblesë së Përgjithshme parashikuar më 20-23 shtator në Nju Jork”, theksoi Guterres.

Brazili u shpreh i hapur për një ndihmë financiare të huaj për të luftuar kundër zjarreve në Amazonë, me kusht për të kontrolluar fondet./  /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKreditimi në korrik/ BSH: Rritje e qëndrueshme
Artikulli tjetër100-vjetori i Tiranës kryeqytet, arbëreshët e Italisë vend të veçantë në aktivitetet e bashkisë