Ballina Bota

BM – Mbi 500 mijë firma kundër shpërbërjes së Parlamentit

LONDËR, 28 gusht /ATSH-ANSA/ – Një peticion që i kërkon qeverisë së Britanisë së Madhe që të mos pezullojë Parlamentin pak javë nga skadimi i Brexit më 31 tetor, ka kaluar 500 mijë firma.

Sipas këtij peticioni kërkohet që Parlamenti të mos pezullohet apo shpërbëhet të paktën deri sa të përfundojë periudha e nenit 50, duke iu referuar Traktatit të Lisbonës mbi modalitetet që një vend mund të largohet nga BE-ja.

“Ose nëse synimi i Britanisë së Madhe për t’u tërhequr nga BE-ja të anulohet”, thuhet në peticion. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë/ Fëmijët solidarizohen me efektivët e Policisë Rrugore
Artikulli tjetërKryetarja e këshillit bashkiak Shkodër: Drejtorët do të japin dorëheqjen, prioritet për vendet vakante kanë gratë