Ballina Bota

BM – Media: Johnson ka një plan sekret për Brexit

LONDËR, 26 gusht /ATSH-ANSA/- Kryeministri britanik Boris Johnson i ka kërkuar prokurorit të përgjithshëm, Geoffrey Cox, nëse Parlamenti britanik mund të mbyllej për pesë javë duke filluar nga 9 shtatori, në kuadër të një plani që parashikon të pengojë deputetët të shtyjnë Brexit, sipas një korrespondence të qeverisë. .

Dje, e përditshja “The Observer” zbuloi këtë plan sekret duke cituar një e-mail t të qeverisë të shpërndarë për median.

Një e-mail dërguar një këshilltari të lartë të Downing Street thekson se kryeministri ka kërkuar së fundi sqarime mbi ligjshmërinë e një lëvizje të tillë.

“Direktivat paraprake juridike të dhëna në e-mail tregojnë se mbyllja e Parlamentit është e mundur, të paktën deri sa të merren masa nga gjykatat për të penguar një veprim të tillë nga ana e aktivistët anti-Brexit’’, shkruan e përditshmja “The Observer”.

Ndërkohë qeveria britanike ka hedhur poshtë pretendimet e gazetës duke i cilësuar të rreme.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami kombëtar i rehabilitimit, rindërtohen 6 qendra shëndetësore në Qarkun e Lezhës
Artikulli tjetërHumbën në zonën e Karaburunit, policia lokalizon çiftin hungarez