Ballina Bota

FOKUS – Dita e dytë e bisedimeve për zgjidhjen e krizës në Itali

ROME, ITALY - MAY 14: President Sergio Mattarella attends Team's Delegations Meet President Sergio Mattarella at Palazzo del Quirinale on May 14, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

ROMË, 22 gusht /ATSH-AFP/ – Italia nisi sot raundin e dytë të bisedimeve për të kërkuar një zgjidhje për krizën e shkaktuar nga prishja e qeverisë populiste formuar nga Lega e Mateo Salvinit dhe Lëvizja Pesë Yjet në qershor 2018.

Presidenti, Sergio Mattarella vazhdon takimet me formacionet politike, prej të cilave, pesë kryesoret kanë filluar të mbërrijnë në Pallatin e Kuirinales.

Të parët që mbërritën, Vëllezërit e Italisë (ultra-e djathtë post-fashiste), do të kërkojnë zgjedhje legjislative të parakohshme, rast që i bashkohet Legës së ministrit të Brendshëm dhe liderit të esktremit të djathtë Matteo Salvini, me të cilin ndajnë ide sovraniste.

Në përfundim të këtyre takimeve, mundësi të ndryshme do t’i ofrohen presidentit, mes të cilave dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë.

Kjo perspektivë nuk është e favorshme sepse ekonomia e tretë e zonës euro, shumë në borxhe dhe rritja ekonomike e të cilës është frenuar, do të përballet në të njëjtën kohë me hartimin e buxhetit 2020.

Masat duhet të miratohen në mënyrë të domosdoshme për të shmangur një rritje automatike të TVSH-së vitin e ardhshëm.

“Kriza italiane ndodhi në një fazë kritike për Eruopën me një rrezik recesioni në Gjermani, vendosjen e një Komisioni të ri në Bruksel dhe mund të kontribuojë në përkeqësimin e ndjeshëm të besimit në zonën euro”, theksoi Andrea Montanino, kryeekonomist i federatës “Confindustria”.

Formacioni i parë i majtë, Partia Demokrate (PD), që përbën rreth 20% të votave, propozoi dje një aleancë me L5Y.

Lëvizja Pesë Yjet nuk iu përgjigj menjëherë duke lënë shumë dyshime. Edhe pse, duke pasur parasysh dobësimin e saj, ajo ka rënë nga 32% në pranverë të 2018 në rreth 15-16%.

“Kthimi në kutitë e votimit tani do të ishte vetëvrasje”, theksojnë analistët

Në Parlament, partia Lëvizja Pesë Yjet vazhdon të jetë e para që disponon një maxhorancë relative me të cilën mund të ndërtohet një pakt i ri qeveritar.

Partia Demokrate e Nicola Zingaretti ka vendosur pesë kushte për një bashkëpunim me L5Y, lëvizje e bazuar në refuzimin e klasës së vjetër politike dhe korrupsionit./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Shpërndahet Kuvendi
Artikulli tjetërTransferimi i dosjes 184, Prokuroria e Përgjithshme: Prokuroria Dibrës duhet të regjistrojë procedimin penal