Ballina Flash

Foto/ UKT ndërhyn në rrugën “Babë Rexha”

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Ujësjellës-Kanalizime po kryen investime të shumta në çdo cep të Tiranës.

Së fundmi, janë banorët e rrugës “Babë Rexha”, të cilët përfitojnë nga lidhja e re e ujit, që garanton më shumë furnizim dhe cilësi.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë vijon punën e saj për përmirësimin e ujit të pijshëm për banorët e kryeqytetit, si dhe duke ju përgjigjur ankesave të tyre.

Për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm si dhe për të ofruar sasinë e duhur për banorët, UKT vijon të kryejë investime në rrjet duke shtuar edhe linja të reja të ujit të pijshëm. Aktualisht po kryhen ndërhyrje paralele në shumë zona të Tiranës. z.tosku/j.p/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak15-vjeçarja me sëmundjen e rrallë, skuadër mjekësh specialistë enkas për të në spitalin turk
Artikulli tjetërITALI – PD propozon një aleancë me L5Y