PEKIN – Takim në Pekin mes ministrave të Punëve të Jashtme të Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut.
PEKIN – Zhvillohet konferenca e Pekinit mbi Sigurinë Kibernetike.
BERLIN – Kancelarja gjermane, Angela Merkel pret kryeministrin britanik Boris Johnson për të biseduar për Brexit, ndërkohë që largimi i pa marrëveshje i BM-së bëhet më i mundshëm.
HELSINKI – Vizitë e Vladimir Putin dhe takim me presidentin finlandez Sauli Niinisto për të diskutuar për marrëdhëniet Rusi-BE.
OSLO – Prezantohen rezultatet financiare të tremujorit të dytë të 2019 të fondit të përgjithshëm norvegjez, më i madhi në botë.
MOSKË – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov takohet me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.
BERLIN – Kancelarja gjermane, Angela Merkel pret presidenten sllovake Zuzana Çaputova. /G.S/




















