Ballina Flash

Sanchez gjithnjë e më pranë “Interit”, përgjysmon pagën

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Kalimi i Alexis Sancehz tek “Interi”, tashmë duket vetëm çështje orësh.

Zikaltrit presin vetëm konfirmimin e “Manchester United”. “Inter” kërkon të transferojë kilianin në formën e huazimit, pa paguar asgjë, por me detyrim blerjeje për 15 milionë euro.
Sa i përket shumës që përfiton sulmuesi, nga 20 milionë euro në sezon që merr aktualisht, do të zbresë në 10 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë dhënë ende një përgjigje për ofertën e “Interit”, ndërsa janë të vetëdijshëm që vetë Sanchez dëshiron të luajë në Itali, për të tentuar rikthimin në ditët e tij më të mira, por njëkohësisht do të gjente edhe më shumë hapësira.

Trajneri Solskjaer ka lënë gjithçka të hapur, madje në një deklaratë të fundit ai shprehej se Sanchez, për momentin, është një lojtarë i “United”, teksa shtoi se duhet pritur se çfarë do të ndodhë deri në fund të merkatos.

Zikaltrit shpresojnë që të marrin një konfirmim sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që sulmuesi të nisë stërvitjen me pjesën tjetër të grupit. Fakti që Sanchez e dëshiron kalimin tek “Inter” e favorizon klubin milanez, ndërsa për të është gati edhe fanella me numrin 7.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPukë, kosha të rinj në shëtitoren rreth liqenit të rivitalizuar
Artikulli tjetërRikonstruktohet rrjeti i kanalizimeve në rrugën “Mehmet Brocaj”