PEKIN – Konferencë botërore mbi robotët.
SENTOZA (Singapor) – Fillojnë testimet e autobusëve pa shofer.
ROMË – Giuseppe Conte shprehet para Senatit në lidhje me krizën qeveritare.
KËLN – Zhvillohet salloni i lojërave elektronike “Gamescom”.
REJKJAVIK (Islandë) – Mbledhje e kryeministrave të vendeve nordike, ku do të jetë e pranishme edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
STOKHOLM – Vizitë e ministrit iranian të Punëve të Jashtme.
HELSINKI – Hapet një ekspozitë që i kushtohet Michael Jackson.
NJU JORK – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo merr pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit në OKB mbi Lindjen e Mesme dhe Iranin.
NJU JORK – Konferencë për shtyp e përbashkët mes Mike Pompeo dhe homologut të tij polak, Czaputowicz. /G.S/





















