TIRANË, 19 gusht/ ATSH/ Ditën e hënë vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Pranë zonave luginore e përgjatë bregdetit në orët e mëngjesit mjegullinë lokale.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim –Verilindje 1-7m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit deri 10m/sek. Valëzimi i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/34 | Diell |
| Kukës | 17/32 | Diell |
| Lezhë | 21/34 | Diell |
| Dibër | 15/30 | Diell |
| Durrës | 20/33 | Diell |
| Tiranë | 21/34 | Diell |
| Elbasan | 21/35 | Diell |
| Berat | 17/36 | Diell |
| Vlorë | 19/32 | Diell |
| Korcë | 15/29 | Diell |
| Gjirokastër | 15/35 | Diell |
| Sarandë | 19/33 | Diell |
/j.p/






















