Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/05/2018

BAGDAD (Irak) – Iraku organizon zgjedhjet e para parlamentare që nga fitorja ndaj grupit të Shtetit Islamik.

VARSHAVË (Poloni) – ”Marshimi i lirisë” organizuar nga partia kryesore opozitare ”Platforma civile” (PO, qendër) për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë në rrezik, sipas PO-së, nga qeveria konservatore.

ATHINË (Greqi) – Takim i ri ministror greko-maqedonas në prani të ndërmjetësuesit të OKB-së, Matthew Nimetz në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet për emrin mes dy shteteve.

LIZBONË (Portugali) – Finalja e edicionit të 63 të konkursit të këngës në Eurovizion, i cili ndiqet çdo vit nga rreth 200 milionë teleshikues.

WENCHUAN (Kinë) – Përkujtohet dhjetë vjetori i tërmetit në Sichuan, ku u regjistruan më shumë se 87.000 të vdekur./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e shtunë 12 maj 2018
Artikulli tjetërCulturetrip: Në Shqipërinë e udhëtimeve të mrekullueshme