Ballina Flash

Berat, ngrihet Task Forca për lidhjet e paligjshme të ujit

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Bashkia e Beratit pas aksionit të pastrimit të nisur që në ditët e para të mandatit të kryetarit të ri, Ervin Demo, tashmë ka ngritur task forcën për t’i dhënë fund lidhjeve të paligjshme të ujit.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo thotë se nuk do të tolerohen abuzuesit të cilët jo vetëm nuk paguajnë, por në të njëjtën kohë krijojnë edhe probleme për furnizimin e gjithë qytetarëve me ujë të pijshëm.

Sipas tij, humbjet më të mëdha në rrjet vijnë si pasojë e lidhjeve të paligjshme. Task Forca e ngritur është në terren dhe ka filluar me zonat më problematike, siç është Uznova.

“Zero tolerancë për abuzuesit të cilët jo vetëm nuk paguajnë për atë çfarë përfitojnë nga e mira e përbashkët, por në të njëjtën kohë krijojnë edhe probleme për furnizimin e gjithë qytetarëve me ujë të pijshëm.

Task-Forca e ngritur është në terren dhe ka filluar me zonat më problematike, siç është Uznova, ku si pasojë e lidhjeve të paligjshme rezulton me humbjet më të mëdha në rrjet”, -tha kryetari i bashkisë së Beratit. z.tosku/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKJ – Seuli rrit buxhetin e mbrojtjes për shkak të testimit të raketave nga Pheniani
Artikulli tjetërElbasan, hapet aksi i ri rrugor Labinot Mal-Labinot Katund