Ballina Bota

ITALI – OKB: BE të pranojë 500 imigrantët e bllokuar në Mesdhe

ROMË, 13 gusht /ATSH-AA/ – Agjencia për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) u bëri thirrje qeverive evropiane që të lejojnë urgjentisht më shumë se 500 migrantët e shpëtuar në Mesdhe, që mbeten të bllokuar në det.

I dërguari i posaçëm i UNHCR, Vincent Cochetel, theksoi se “kjo është një garë kundër kohës”. Ai tha se “stuhitë po vijnë dhe kushtet vetëm do të përkeqësohen”.

Migrantët janë në bordin e dy anijeve të përcaktuara nga grupet e ndihmave humanitare, por qeveria anti-migruese e Italisë po u mohon atyre qasjen në portet e saj.

UNHCR tha se afër 600 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në ujërat midis Libisë dhe Italisë këtë vit.

Komisioni Evropian tha se u bën thirrje vendeve anëtare të ndërmarrin veprime dhe të ofrojnë mbështetje, por nuk ka fuqi të ndërhyjë.

Një zëdhënëse tha se “nuk ka asgjë më shumë që mund të bëjmë”./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakISLAMABAD – Pakistani dënon kufizimet e lirisë fetare në Kashmir
Artikulli tjetër“Infermierë për Shqipërinë”, ndryshime në konkursin e radhës në shtator