Ballina Ekonomi

Bllokohet një tjetër karburant, Rama: Zero tolerancë ndaj çdo abuzuesi

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama vijon që të publikojë foto nga pikat e karburanteve që janë mbyllur, pasi janë kapur me shkelje nga aksioni anti-informalitet.

“Zero tolerancë ndaj çdo abuzuesi dhe 100% angazhim deri në fund”, -thotë Rama duke publikuar edhe foto nga mbyllja e një tjetër pike karburanti.

Gjatë inspektimeve, administrata tatimore ka zbuluar shkelje të rënda të ligjit nga subjektet në tregun e karburanteve deri edhe tek diferenca të thella të litrave të regjistruara në pompa të shituara prej tyre me litrat e regjistruara në kasat.

 

. z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/Lirimi i plazheve të zaptuara në mënyrë të paligjshme, Voda inspektim në zonën e Currilave e Golemit
Artikulli tjetërHONG KONG – Kaos në aeroport si pasojë e manifestimeve