Ballina Flash

Tinguj kitare në Amfiteatrin e Durrësit


TIRANË,13 gusht /ATSH/ –  Amfiteatri i Durrësit do mirëpres për qytetarët dhe vizitorët e shumtë më 15 gusht festivalin e kitarës.

Mircea Stefan Gogoncea nga Rumania dhe Arturo Castro Nogueras nga Meksika, dy virtuozë të kitarës klasike do luajnë pjesë të ndryshme të muzikës botërore  duke i dhuruar publikut një mbrëmje të veçantë mes tingujve të kitarës dhe bukurive të Amfiteatrit.

Dy virtuozët e kitarës klasike në turin e tyre të koncerteve në Europë do të ndalojnë dhe në Tiranë më 16 gusht.

Përgjatë këtyre mbrëmjeve ata do sjellin për publikun nën tingujt e kitarës muzikë latine dhe nga ballkani dhe hyrja për vizitorët do jetë e lirë. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Radioaktivitet 16 herë më i lartë nga normalja pas shpërthimit në një bazë raketash
Artikulli tjetërBalla: Akuza e PD ndaj Valdrin Pjetrit joligjore