Ballina Flash

FOTO/ Çantat e kashtës këtë sezon, të adhurueshme dhe komode

Thurja e kashtës i jep një pamje shumë verore këtij aksesori, e cila duket se na fton për në det. Çantat kashtë të cilat sugjerohen nga stilistë të ndryshëm, vijnë këtë sezon në përmasa relativisht të mëdha, që të mund të fusim aty që nga kremi i plazhit e deri tek  libri i preferuar.

Çantat e kashtës nuk janë vetëm për plazh ato mund të vendosen dhe gjatë ditës të kombinuara me veshje sportive si dhe gjatë mbrëmjes në versione të vogla dhe këshilla është që të shoqërohen me një veshje lino.

Nëse ende nuk e keni gjetur çantën tuaj të plazhit, hidhini një sy modeleve të këtij sezoni dhe zgjidhni të preferuarën tuaj. /a.a/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/Rrezikohej jeta e udhëtarëve dhe e banorëve, drejt përfundimit punimet në aksin Elbasan-Labinot Mal
Artikulli tjetërFOTO/Restaurim i ‘’Shtëpisë së Konferencës së Labinotit”