TIRANË, 11 gusht /ATSH – I. Vata/ – Ambasadës së Shteteve të Bashkuara ka uruar sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramin.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë e konsideron ditën e Kurban Bajramit si ditë reflektimi dhe angazhimi të përbashkët për paqe mes komuniteteve.
“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata”, shprehet ambasada e SHBA-së në Tiranë.












