Ballina Flash

Nisma e veçantë e deputetit të PS për një Shqipëri të pastër

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ – Deputeti socialist, Ervin Bushati ka nisur një sfidë të re online në këtë sezon turistik.

Bushati ka ndërmarrë një nismë ku sfidon secilin që sheh mbeturina në mal, det dhe mjedis duhet t’i pastrojë ato.

“Mbrojmë Shqipërinë, natyrën mjedisin dhe plazhet tona të mrekullueshme. Pushimet janë të bukura por nëse nuk mbajmë pastër mund të shkatërrojmë”, shprehet deputeti Bushati.

Ai apelon që “të heqim mbeturinat sa herë shkojmë në det, në mal dhe në natyrë. Mos të dëmtojmë natyrën dhe të respektojmë Shqipërinë”.

/a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Brendshme publikon pr/ligjin, si fitohet shtetësia shqiptare
Artikulli tjetërBasha: Kushdo që ka shkelur Kushtetutën pas dekretit të 10 qershorit do të ndëshkohet