Ballina Bota

LIBI – MSF: Anija “Ocean Viking” shpëton 80 migrantë

TRIPOLI, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Më shumë se 80 migrantë, burra dhe adoleshentë, pjesa më e madhe sudanezë, u shpëtuan sot nga anija “Ocean Viking” në brigjet e ujërave libiane, sipas ”Mjekëve pa kufij”.

Ky është operacioni i dytë i shpëtimit i drejtuar në 24 orë nga  “Ocean Viking”, anije e drejtuar nga OJQ-të, “SOS Méditerranée” dhe “Mjekët pa kufij”  (MSF).

Operacioni i shpëtimit mundësoi rikuperimin e 85 personave, prej të cilëve pesë gra dhe katër fëmijë.

Avionët e forcave europiane patrullojnë rregullisht mbi Mesdhe për të zbuluar barka që kalojnë në brigjet libiane duke përfituar nga kushtet e motit.

Rreth 170 persona, të gjithë me origjinë nga Afrika subsahariane ndodhen tashmë në bordin e anijes./  /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLleshaj: Fenomeni “kanabis” histori e shkuar, dokumentari i Rai 3 mishmash i denjë i ‘fake news’
Artikulli tjetërAktori Helidon Fino: Teatri Kombëtar të ndërtohet i ri, mos të kalojnë edhe 18-20 vite të tjera