Ballina Bota

FOKUS – Thellohen përçarjet brenda koalicionit qeveritar

ROMË, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Protagonistët e jetës politike italiane zhvilluan sot një seri takimesh, duke përhapur konfuzion për zgjidhjen e krizës që po kalon koalicioni qeverisës.

Kryeministri Giuseppe Conte është takuar për më shumë se një orë me presidentin Sergio Mattarella, por asnjë informacion nuk ka mundur të rrjedhë tek mediat.

Më pas, ai priti personalitetin me peshë të ekzekutivit, liderin e Legës (ekstremi i djathtë) Matteo Salvinin në pallatin Chigi, selia e qeverisë.

Më pas mediat bënë të ditur se partneri i tij i koalicionit, Luigi di Maio i Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y, antisistem) ndodhej edhe ai në pallatin Chigi, duke punuar në zyrën e tij.

Gjatë kësaj kohe, Lega publikoi një komunikatë me tone të ashpra, ku shprehej se ndryshe nga çfarë ishte servirur nga media lokale, ajo nuk dëshironte as më shumë poste ministrore, as një riformatim të qeverisë, sipas formatit të Republikës së parë italiane, e karakterizuar nga mungesa e vazhdueshme e stabilitetit.

”Pas një seri arritjesh pozitive, Lega dhe L5Y kanë vizione të ndryshme prej shumë kohësh, në lidhje me çështje të rëndësishme për vendin si projektet e mëdha, infrastruktura dhe zhvillimi ekonomik, ulja e madhe e taksave, autonomia e rajoneve, reforma e drejtësisë dhe marrëdhëniet me Europën’’, shprehet Lega, duke kërkuar zgjedhje të guximshme.//v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma në drejtësi, Calavera: Po tronditet sistemi i korruptuar, asnjë ndërhyrje politike ose presion
Artikulli tjetërITALI – Salvini kërkon zgjedhje të parakohshme