TIRANË, 8 Gusht /ATSH/ – Philippe Coutinho nuk do të transferohet te Tottenham Hotspur, të paktën jo në formë huazimi.
Edhe pse ishte shumë pranë kalimit te nënkampionët e Europës, ylli i kombëtares braziliane ka vendosur të refuzojë kalimin te Tottenham në formë huazimi.
Barcelona ka një mbipopullim në repartin e avancuar dhe nuk e ka më në plane Coutinhon të cilin e ka nxjerrë në merkato por pavarsisht se merkatoja në Angli mbyllet sot.,
Coutinho ka refuzuar një transferim te Tottenham në formë huazimi pasi dëshiron të largohet në mënyrë përfundimtare nga Barça.
/gj.m/























