Ballina Flash

Dështon transferimit tek “Bayern Munich”, Sane drejt operacionit

TIRANË, 8 Gusht /ATSH/ -Transferimi i Leroy Sane nga Manchester City tek Bayern Munich rrezikon të dështojë përfundimisht.

Mesa duket dëmtimi që pësoi sulmuesi i kombëtares gjermane në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpoolit është më i rëndë sesa parashikohej dhe kjo është arsyeja kryesore që kalimi i tij te kampionët e Gjermanisë mund të mos realizohet.

Sipas gazetës Bild,  Sane do të vendosë gjatë orëve të ardhshme së bashku me mjekët nëse do të operohet ose jo për të hedhur pas problemin në gju dhe nëse vendos të operohet atëherë Bayerni do të tërhiqet përfundimisht dhe nuk do të firmosë me të.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFA angazhohen për shuarjen zjarreve në vend
Artikulli tjetërTifozët zikaltër të çmendur pas Lukakut, e presin si hero në aeroport