Ballina Flash

Bashkia e Fierit, vëmendje maksimale për kopshtet dhe çerdhet

TIRANË, 8 gusht/ATSH/- Bashkia e Fierit vazhdon investimet në kopshte, në mënyrë që ato të jenë gati përpara fillimit të vitit të ri arsimor.

Gjatë ditës së sotme në kopshtin nr.3, po punohet për ta kthyer këtë godinë në një vatër të ngrohtë dhe komode për banorët e vegjël.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, thekson se “vëmendjen nuk e largojmë asnjëherë nga godinat arsimore, por tani është periudhë më e përshtatshme për të bërë ato punë që nuk mund t’i realizojmë dot gjatë vitit shkollor. Nuk lëmë mënjanë as kopshtet e çerdhet”.

Me fillimin e vitit të ri shkollor fëmijët e këtij kopshti do të kenë ambiente më të përshtatshme./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyrtare- Ajeti firmos për “West Ham”
Artikulli tjetërMbështetja ndaj PAK, ngrihen 6 komisione për uljen e burokracive