Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Apple prezanton kartën e saj të kreditit

UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-ANSA/ – Apple ka ftuar klientët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paraqesin kërkesën e tyre për të marrë kartën e saj të kreditit, të zhvilluar në bashkëpunim me ”Goldman Sachs”.

Për konsumatorët, të cilët kërkuan të informoheshin se kur karta mund të ishte në dispozicion, Apple njoftoi se Apple Card ishte gati.

Nuk dihet ende se kur kjo kartë do të jetë në dispozicion në tregjet e tjera.

Apple ka lëshuar 10 video në kanalin e saj në YouTube për të lejuar përdoruesit të familjarizohen me Apple Card duke shpjeguar se si funksionon dhe karakteristikat.

Karta e kreditit është pjesë e përpjekjeve të Apple për të zgjeruar ndarjen e saj të shërbimeve.

Sidoqoftë, edhe për ”Goldman Sachs” është një mundësi për të arritur një audiencë më të gjerë./  /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAsnjë ditë e çuar dëm në Bashki/ Demo aksion pastrimi në kalanë e Beratit
Artikulli tjetërFOTO/ Task Forca e Transportit Rrugor, kontrolle në stacionet e linjave urbane