LONDËR, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Londra shpreson se BE-ja mund të ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me refuzimin për të rinegociuar marrëveshjen e divorcit të nënshkruar në nëntor me Theresa May, e cila u refuzua tre herë nga Parlamenti britanik, ndërsa këmbëngul se vetëm një marrëveshje e re, e pastruar nga klauzola e garancisë për kufirin irlandez, mund të shmangë përfundimin e një Brexit pa marrëveshje.
Kryeministri Boris Johnson u përgjigj nga Downing Street se dëshiron të takojë liderët e BE-së për të negociuar një marrëveshje të re, që heq prapaskenën antidemokratike.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë në një frymë miqësie”, shtoi ai.
”Të 27 anëtarët duhet të rishikojë refuzimin për të bërë ndonjë ndryshim në marrëveshjen e tërheqjes së vendit nga BE-ja”, tha Johnson./ /os/ a.jor.






















