Ballina Flash

Tottenham kërkon ende Hysajn

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ – Tottenhami vë sërish në objektiv Elseid Hysajn, njoftoi tabloidi britanik ”Daily Star” sipas të cilit, trajneri i Hotspurs vazhdon të jetë i interesuar për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare.

Dëmtimi i Juan Foyth në kavilje e ka rritur presionin te skuadra londineze për të sjellë një tjetër mbrojtës duke parë edhe largimin e Trippier te Atletico Madrid dhe Pochettino ka kërkuar pikërisht Elseid Hysajn.

Problemi i Hotspurs është se duhet të fitojë garën me kohën për të arritur te 25-vjeçari, duke qenë se merkatoja e transferimeve në Premier League mbyllet në 8 gusht, pra pas 4 ditësh.

Por, Hysaj është edhe në shënjestrën e Romës që mund të fitojë garën me Tottenhamin nëse futbollisti shqiptar shpreh dëshirën për të vijuar karrierën në Serinë A./ /gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnti Informaliteti/ Denaj: Stop ”marifeteve” të biznesit për t’u shpëtuar ndëshkimeve
Artikulli tjetërFUTBOLL – Fillon raundi i tretë i eliminatoreve në Ligën e Kampioneve