Ballina Bota

MJEDIS – Rimorkiatori i parë me zero emetime gazrash

UELLINGTON, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Në portin e Oklandit, në Zelandën e Re, së shpejti do të instalohet rimorkiatori i parë portual me energji elektrike, deklaruan zyrtarët sot, ndërsa operatori lokal i portit përpiqet të përmbushë objektivat e emetimit.

“Në vitin 2016 ne i vendosëm vetes qëllimin e emetimeve zero deri në vitin 2040″, tha Tony Gibson, drejtori menaxhues i ”Ports of Auckland”.

“Ne e vendosëm këtë qëllim sepse e kuptojmë se një veprim urgjent është i nevojshëm për ndryshimin e klimës dhe kemi dashur të jemi pjesë e zgjidhjes’’, shtoi ai.

Sidoqoftë, gjetja e një opsioni me emetim zero ka dëshmuar një sfidë marramendëse për portin më të madh tregtar të Zelandës së Re, i cili vizitohet nga rreth 1 600 anije tregtare në vit.

“Kur shqyrtuam për herë të parë blerjen e një rimorkiatori elektrik, nuk kishte asgjë në treg,” shpjegon Allan D’Souza, menaxher i përgjithshëm i ”Ports of Auckland”./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtoria e Transportit Rrugor, kushte moderne për qytetarët
Artikulli tjetërBashkëqeverisja, përpjekje për të thyer barrierat e ngritura prej dekadash mes qytetarit dhe zyrtarit të shtetit