TIRANË, 5 gusht /ATSH/ – Objekti i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) do t’i nënshtrohet një rikualifikimi integral për të ofruar kushte më të mira për qytetarët dhe për punonjësit.
Objekti aktual do t’i nënshtrohet një rikualifikimi integral në interiore, sinjalistika informuese e orientuese, riorganizim e rehabilitim i zyrave të administratës dhe arkivave, sallat e pritjes dhe sportelet e shërbimit, izolime e sisteme, rampa e infrastruktura jashtë, risistemime objekteve në oborr dhe hyrjen e jashtme, rikualifikim oborri, mobilime e ndriçim, instalime të reja, paisje, përmirësime rrjeti e sisteme sigurie, komoditet, etj.
Ky rikualifikim vjen si një nevojë e përballimit të fluksit të punës në këtë institucion pasi hapësirat aktuale janë jofunksionale e të pashfrytëzuara dhe kushtet e punë jo praktike për qytetarin por edhe për punonjësit.
Punimet do kryhen pa cenuar shërbimet dhe gjithçka do financohet nga vetë DPSHTRR. /a.a/























