UELLINGTON, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Në portin e Oklandit, në Zelandën e Re, së shpejti do të instalohet rimorkiatori i parë portual me energji elektrike, deklaruan zyrtarët sot, ndërsa operatori lokal i portit përpiqet të përmbushë objektivat e emetimit.
“Në vitin 2016 ne i vendosëm vetes qëllimin e emetimeve zero deri në vitin 2040″, tha Tony Gibson, drejtori menaxhues i ”Ports of Auckland”.
“Ne e vendosëm këtë qëllim sepse e kuptojmë se një veprim urgjent është i nevojshëm për ndryshimin e klimës dhe kemi dashur të jemi pjesë e zgjidhjes’’, shtoi ai.
Sidoqoftë, gjetja e një opsioni me emetim zero ka dëshmuar një sfidë marramendëse për portin më të madh tregtar të Zelandës së Re, i cili vizitohet nga rreth 1 600 anije tregtare në vit.
“Kur shqyrtuam për herë të parë blerjen e një rimorkiatori elektrik, nuk kishte asgjë në treg,” shpjegon Allan D’Souza, menaxher i përgjithshëm i ”Ports of Auckland”./ /os/ a.jor.












