TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Dita sot do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu me intensitet të ulët parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, më pas në orët e mesditës reshjet spostohen drejt Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Era do të fryjë Juglindje-Jugperëndim 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare era deri në 12 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/28 | Diell shi |
| Kukës | 16/26 | Diell shi |
| Lezhë | 16/29 | Diell shi |
| Dibër | 15/24 | Diell shi |
| Durrës | 18/30 | Diell shi |
| Tiranë | 20/31 | Diell shi |
| Elbasan | 20/31 | Diell shi |
| Berat | 18/31 | Diell shi |
| Vlorë | 21/32 | Diell shi |
| Korçë | 15/26 | Diell shi |
| Gjirokastër | 18/32 | Diell shi |
| Sarandë | 18/31 | Diell shi |
/e.malaj/






















