Ballina Ekonomi

Çmimet e banesave u ulën me 3.1%

TIRANË, 10 maj /ATSH/- Çmimet e në tregun e banesave shënuan ulje me 3.1% gjatë tremujorit të parë të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë sqaron se ndryshimet vjetore të indekseve në tregun e banesave gjatë tremujorëve të fundit kanë reflektuar, në një farë mase, edhe efektet e ndryshimit në kursin e këmbimit euro-lek. Duke qenë se çmimet e banesave kuotohen kryesisht në euro, në llogaritjen e indeksit Banka e Shqipërisë i konverton në monedhën vendase me kursin mesatar të muajit përkatës.

Një faktor tjetër që ka ndikuar pozitivisht ka qenë norma shumë e ulët e interesit dhe oferta e favorshme për kredi nga sistemi bankar. Banka e Shqipërisë parashikon  rimëkëmbje të këtij tregu dhe dinamikë të re zhvillimi për këtë sektor për periudhën në vijim. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak93.4% e biznesit paguan tatim fitimin për 2017-n
Artikulli tjetërRekomandimi i KE për hapjen e negociatave, moment historik për Shqipërinë