Ballina Lajme nga Vendi

Tiranë, zonjat dhe vajzat e bashkisë të cilat i shërbejnë qytetit

TIRANË, 8 Mars/ATSH/-Gratë dhe vajzat në Bashkinë e Tiranës janë një nga kontribuuesit kryesor për ecurinë e punëve në kryeqytet.

Me rastin e 8 Marsit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot  ka gjetur rastin që t’i falenderojë secilën prej tyre, jo vetëm duke i dhuruar nga një trëndafila dhe kartolinë të personalizuar, por edhe duke i publikuar fotot në faqen e tij në rrjetin social facebook.

Nuk bëhet fjalë vetëm për zonjat që punojnë në zyra dhe që mbajnë pozicione drejtuese, por edhe për të gjitha ato të tjera që punojnë çdo ditë që qyteti të jetë më i pastër apo dhe që të ketë më shumë rregull.

“Pas një qyteti të mirë, qëndrojnë gra të zonja. Njihuni me 365 zonjat e bashkisë të cilat i shërbejnë qytetit 365 ditët e vitit. Ju jam përulësisht mirënjohës! FALEMINDERIT ”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në urimin e tij. Ja disa nga gratë dhe vajzat e Bashkisë së Tiranës që punojnë për qytetin çdo ditë.

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“8 Marsi”, bashkia krijon “shtegun e nënave” te Parku i Liqenit
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Hakerat mund të të largojnë edhe nga… futbolli!